Ministrja Spiropali në Napoli: Rruga drejt BE-së, në zemër të progresit transformues të Shqipërisë
Në kuadër të pjesëmarrjes në Edicionin XI të Dialogut Mesdhetar MED në Napoli të Italisë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ishte folëse kryesore në Panelin për Rifuqizimin e Diplomacisë Ndërkombëtare dhe Rolin e Ballkanit.
Ministrja Spiropali theksoi ritmin e shpejtë të negociatave të Shqipërisë me institucionet e BE-së dhe reformat e gjera e gjithëpërfshirëse që vendi ynë ka ndërmarrë drejt qëllimit tonë përfundimtar: anëtarësimit të plotë në BE.
”Rruga drejt BE-së qëndron në zemër të progresit transformues të Shqipërisë, dhe e mbështetur nga miq të mëdhenj si Italia”, tha ndër të tjera Spiropali, duke nënvizuar gjithashtu se, ”lidhjet tona të thella historike dhe kulturore, së bashku me mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Italisë për rrugëtimin tonë të integrimit, përbëjnë një themel të qëndrueshëm për forcimin e Partneritetit tonë Strategjik”.
KOHA JONË SONDAZH

