Ministrja Spiropali takohet me Richard Grenell në New York: Rikonfirmuam aleancën e palëkundur të Shqipërisë me SHBA

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Amerikë. Ajo zhvilloi një takim me Richard Grenell, i cili shërben si Emisar Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, si dhe Drejtor Ekzekutiv në detyrë i “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Washington.

Për këtë takim ku morën pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj dhe ministrat e jashtëm të rajonit, Ministrja Spiropali nënvizon se fuqizimi i marrëdhënieve mbetet prioritet për Shqipërisë. “Fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për Qeverinë e Shqipërisë, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik”.

Ndër të tjera, Spiropali cilëson se përgjatë takimit u rikonfirmua aleanca e palëkundur e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, si objektivi jonë kryesor strategjik.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?