Miratohet leja e parë e ”Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani investon në tokën e të parëve në Theth

Screenshot

Është miratuar sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit leja e parë në kuadër të “Paketës së Maleve”. Përfituesja e parë është familja Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e saj në tokën e të parëve dhe të rikthehet në vendlindje.

Kryeministri Edi Rama bën me dije se kjo paketë synon t’u japë mundësi trashëgimtarëve të zonave malore që të rigjallërojnë pronat e familjeve të tyre, jo vetëm përmes rindërtimit të banesave të vjetra, por edhe përmes zhvillimit të aktiviteteve ekonomike.

Nëpërmjet “Paketës së Maleve”, trashëgimtarët mund të investojnë në agroturizëm, prodhim bujqësor e blegtoral, si dhe në agropërpunim, duke kthyer tokat e të parëve në burime zhvillimi dhe punësimi. Rama e ka cilësuar këtë nismë si një mundësi që trashëgimtarët të rikthehen dhe të ndërtojnë të ardhmen në zonat e origjinës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

”SOT KALOI U MIRATUA në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të territorit leja e parë e Paketës së Maleve, për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e veta në tokën e të parëve në vendlindje dhe të kthehet në Shqipëri. Kjo është Paketa e Maleve, paketa e trashëgimtarëve që tanimë me ligj e jo veç me zakon, mund të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve apo jetëzojnë me agroturizëm, prodhim bujqësor a blegtoral si edhe agropërpunim, tokat e të parëve të tyre”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

PS 7896 (41.3%)
PD 4583 (24%)
PROTESTA 6652 (34.8%)

Vota totale: 19131