Misteret e ishullit të fshehtë ku dyshohet se CIA torturonte terroristët
Në një artikull për Daily Mail, David Jones ka renditur disa fakte të fshehta të ishullit “Diego Garcia”, i cili ka qenë edhe epiqendra e programit të Internimit të përdorur nga SHBA. Ndër të tjera ai ka radhitur disa fakte që kërkojnë një shpjegim:
-Gazetarët janë dëbuar nga ishulli i shumë përfolur.
-Vendasit lejohen të vizitojnë ishullin vetëm një herë në vit, dhe kjo në kuadrin e një “Vizite Kulturore”
-Ishulli gjithashtu është përmendur si vendi i torturave të SHBA-së.
-Gjithashtu ajo që bën ccudi është se torturat nga CIA të zhvilluara në ishull nuk janë përmendur në raportin 500 faqe që Agjensia në fjalë bën ccdo vit dhe kjo ka lindur dyshime.
-Të burgosurit në ishull ndalohen të merren në pyetje nga gazetarët e çdo medie.
-Fshehjet e dokumentave zyrtare kanë ngjallur shumë dyshime dhe thuhet se janë shkatërruar nga uji.
Në vitin 1966, Britania e Madhe i dha të drejtën SHBA-ve për të përdorur ishullin duke e kthyer atë në një rezidencë ushtarake dhe që prej atëherë gazetarët janë të ndaluar të vizitojnë ishullin.
Ajo që vlen të përmendet është popullsia amëtare që jetonte në ishull përpara se SHBA të merrte drejtimin e ishullit. Mijëra njerëz janë dëbuar prej vendit të tyre dhe mund ta vizitojnë atë vetëm një herë në vit.
Edhe pse SHBA-të shfaqin hapur dëshirën e tyre për tu identifikuar si vendi ku u mishërohen liritë dhe të drejtat njeriut, në këtë rast nuk mund të pohojmë të njëjtin fakt. SHBA-të janë duke censuruar gjithçka që ndodh me ccështjen në fjalë.
Pyetja është: Pse është kaq e rëndësishme për tu bërë publike gjithçka që ndodh në ishull?!
Kjo është një pyetje e cila ka shkaktuar turbullira në Senatin Amerikan dhe më shumë me pjesën e përdorimit nga ana e SHBA-ve të ishullit si një qëndër torturuese për terroristët e dyshuar.
Administrata e Blair është akuzuar në mënyrë të heshtur për zhvendosjen e të burgosurve nga një vend në tjetrin, një dyshim ky që justifikon disi ccfarë realisht ndodh në ishullin e fshehtë.
Por ajo që i shqetësonte banorët vendas ka qënë gjithmonë, fakti se përse vendi i tyre ishte duke u përdorur për një ccështje të tillë, një vendqëndrim sekret që nuk dihet se ccfarë ndodh aty. Ja se si shprehen ata, -thekson David Jonson:
“Atdheu ynë duhet të përdoret për qëllime të mira, jo si një vend ku mblidhen ligësitë që bëjnë vendet e tjera!”- përfundon Allen Vincatassin, përgjegjës për ccështjet e mërgimit në ishult Chagos.
Edhe pse pyetjet janë pa përgjigje për ishullin e fshehte, ccfarëdo qofshin veprimet që janë kryer në Diego Garcia, ajo që i intereson Botës të dijë është e vërteta se ccfarë ka ndodhur në Guantanamon Lindore, pse kaq shume fshehtësi dhe për sa kohë do të zgjasë ky mister?!
Përgatiti: Viola Thoma