Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 09:43 Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det, në jug të ishullit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

MM: 43 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 11 prej tyre vijojnë të jenë aktive

Lajme E martë, 8 Shtator 2026 11:37
MM: 43 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 11 prej tyre vijojnë të jenë aktive
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 8 vatra janë nën mbikëqyrje, ndërsa 24 janë deklaruar të fikura. Në operacionet për shuarjen dhe vënien nën kontroll të flakëve janë angazhuar 614 forca vendore dhe lokale, 355 efektivë të Forcave të Armatosura, 70 automjete zjarrfikëse, si dhe mjete të tjera të FA. Gjatë operacioneve janë zhvilluar edhe 4 ndërhyrje me helikopterë dhe 1 operacion me avion Air Tractor.

Ndër vatrat aktive janë ato në Malin e Dajtit, Dibër, Lezhë, Elbasan dhe Shkodër. Në Malin e Dajtit zjarri vijon në një sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre, ndërsa në Dibër aktive janë katër vatra, përfshirë zonat e Vajkalit, Lundre–Madheshit dhe Klosit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Lezhë, situata më intensive paraqitet në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, ku janë angazhuar dhjetëra forca vendore, vullnetare dhe efektivë të FA-së, si dhe një helikopter. Në Shkodër vijojnë aktive vatrat në Mnelë të Vogël, Bardhaj–Myselim dhe malin e Tërbunit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Njoftimi i plotë:
Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 43 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 8 janë nën mbikëqyrje dhe 24 janë deklaruar të fikura. Në operacione janë angazhuar 614 forca vendore/lokale, 355 efektivë të FA, 70 automjete zjarrfikëse vendore, si dhe mjete të FA; janë zhvilluar 4 operacione me helikopterë dhe 1 me avion Air Tractor. Qarku Tiranë: Në Malin e Dajtit zjarri vijon aktiv në sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre. Në operacion janë angazhuar 25 zjarrfikës, 7 forca të ADM-së, 74 efektivë të Forcave të Armatosura me 10 mjete dhe 1 autoambulancë, si dhe 1 avion Air Tractor. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatrat në Kryezi të Kavajës dhe Malin e Bërzhitës janë nën mbikëqyrje.

Mund t'ju interesojë

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit

Para 34 minutash
Rama ndan pamjet nga punimet në bypass-in Tiranës: Nyje që do të lehtësojë trafikun

Rama ndan pamjet nga punimet në bypass-in Tiranës: Nyje që do të lehtësojë trafikun

Para 39 minutash
Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 5 orësh

Qarku Dibër: Vijojnë aktive katër vatra: në Vajkal të Bulqizës, në Lundre–Madhesh të Matit, në Qafën e Helmes në Fushë-Bulqizë dhe në Cerrujë–Mali i Allushit në Klos. Në Lundre–Madhesh janë angazhuar 33 forca vendore, të mbështetura nga 37 efektivë të FA me 3 mjete dhe 1 autoambulancë, ndërsa ka operuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Për vatrat aktive nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Qarku Lezhë: Mbeten aktive vatrat në Gallatë të Kurbinit dhe në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet të Lezhës. Situata më intensive paraqitet në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, ku janë angazhuar 63 forca vendore e vullnetare dhe 132 efektivë të FA, me 7 mjete, 3 automjete zjarrfikëse dhe 2 autoambulanca; ka operuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Rreziku për banesat është shmangur.

Qarku Elbasan: Vijon aktive vatra në Gurëshpatë, njësia administrative Polis, Librazhd, ku po operojnë forcat e MZSH Librazhd. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatra në malin e Qukësit, Prrenjas, mbahet nën mbikëqyrje.

Qarku Shkodër: Mbeten aktive tre vatra kryesore: në Mnelë të Vogël, Vau-Dejës, në Bardhaj–Myselim, Shkodër, dhe në malin e Tërbunit, Pukë. Në Bardhaj–Myselim janë angazhuar strukturat vendore dhe 58 efektivë të FA me mjete zjarrfikëse e autoambulancë, ndërsa ka operuar edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Në Tërbun operojnë 46 forca vendore e policore dhe 42 efektivë të FA me 6 mjete dhe autoambulancë. Në të dyja zonat nuk raportohet rrezik për banesat. Vatrat në Iballë dhe Bërdicë janë nën mbikëqyrje.

Qarku Vlorë: Vatra në Bolenë, Horë-Vranisht, Himarë, është nën mbikëqyrje nga forcat e MZSH Himarë. Vatra e riaktivizuar në Kropisht, Selenicë, është deklaruar e fikur.

Qarku Fier: Vatrat në Peshtan, Fier, dhe Çërrilë, Mallakastër, janë nën mbikëqyrje nga forcat zjarrfikëse, përkatësisht në sipërfaqe me ullishta dhe në pyll me pisha, lis e shkurre.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave, pasurisë së qytetarëve dhe mjedisit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur
Para 7 minutash

Tragjedi në brigjet e Kretës, 20 emigrantë humbin jetën, 2 të zhdukur

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi
Para 13 minutash

Nafta bie sërish në tregjet ndërkombëtare, Brent zbret nën 97 dollarë për fuçi

Spalletti gjen justifikimin për ndalesën e radhës: Humbëm besimin dhe qetësinë në fushë
Para 22 minutash

Spalletti gjen justifikimin për ndalesën e radhës: Humbëm besimin dhe qetësinë në fushë

PD – PS u rikthehen diskutimeve për Refomën Zgjedhore, mblidhet sot Komisioni i Posaçëm
Para 28 minutash

PD – PS u rikthehen diskutimeve për Refomën Zgjedhore, mblidhet sot Komisioni i Posaçëm

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 13 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 23 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 20 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.