Modë, tendencat kryesore të sezonit dimër 2015 (FOTO)

Sfilatat në kryeqytetet botërore të modës për sezonin dimër 2015 kanë evidentuar edhe tendencat kryesore për këtë periudhë.

Markat më të mëdha botërore kanë sjellë shumë risi për këtë sezon, duke filluar nga copat me printime me motive të ndryshme, ngjyrat e lehta pastel, deri tek nuancat më të theksuara të ngjyrave më të errëta.

Materialet që dominojnë në veshjet e këtij sezoni variojnë nga lëkura, tek pellushet dhe gëzofet, leshi, dhe shumë kombinime nga më të guximshmet, plot stil, elegancë dhe kreativitet.

 

Më poshtë kemi sjellë 20 trendet kryesore të sezonit, ku pasqyrohen veshjet nga markat më të mëdha botërore: Gucci, Valentino, Versace, Alexander McQueen, Celine, Chloé, Prada, Saint Laurent, Lanvin, Christian Dior, Fendi, Roberto Cavalli, etj.

SHKARKO APP