FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mogherini në pranga, Zhupa pyet PS në Kuvend: Ja keni mësuar ju këtu në Shqipëri korrupsionin?

Në Kuvend po mbahet seanca plenare, ku po diskutohet për problematikat e konstatuara që prekin qytetarët. Deputetja demokrate Ina Zhupa foli në lidhje me rastin ku ish-zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, që u arrestua për akuzat e mashtrimit dhe të korrupsionit.

Zhupa tha me ironi se me arrestimin e Mogherinit u kuptua qartë se çfarë nënkupton mazhoranca me standardin europian. “Sot kuptuan të gjithë ç’nënkuptojmë me standard europian. Jam në një dilemë, nëse këta janë të korruptuar që zgjedhin të bashkëpunojnë në Shqipëri apo vijojnë e masterizohen këtu për t’u korruptuar”, tha mes të tjerash Zhupa.

PD është përplasur me eurokomisioneren e BE-së, Marta Kos, pas deklaratave të saj në të cilat tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira e të ndershme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?