MOKRA N’Fest në edicionin e shtatë, për të kremtuar traditat, kulturën, mikpritjen, historinë dhe identitetin unik të saj

Edicioni i shtatë i festës “MOKRA N’Fest” ka kthyer edhe një herë vëmendjen nga një prej zonave më autentike dhe me histori të pasur të Shqipërisë. Festimet kanë mbledhur mijëra vizitorë, banorë të zonës, pushues e turistë vendas e të huaj, të cilët u bënë pjesë e një atmosfere të jashtëzakonshme kushtuar traditave, kulturës dhe mikpritjes karakteristike mokrare.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar peshën e këtij aktiviteti për promovimin e trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e turizmit lokal.

“MOKRA N’Fest 7 mblodhi mijëra vizitorë për të festuar traditat, kulturën, mikpritjen, historinë dhe identitetin unik të Mokrës, duke e kthyer këtë ngjarje në një simbol të bashkimit, rikthimit në vendlindje dhe promovimit të një prej zonave më autentike të Shqipërisë,” është shprehur ministri Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Magjia e festës: Traditë, art dhe gastronomi
Përmes një videoje të publikuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), përcillet qartë energjia dhe gjallëria e një dite të mbushur me aktivitetet më përfaqësuese të zonës.

Një ekspozitë e posaçme fotografike u solli vizitorëve imazhe të rralla nga historia, natyra dhe arkitektura e veçantë e kësaj treve.

Përmes demonstrimeve live, artizanët vendas ekspozuan punimet e tyre artizanale, duke mbajtur gjallë zanatet e vjetra tradicionale.

Gastronomia vendase ishte një nga pikat kyçe të festës, ku vizitorët patën mundësinë të shijojnë gatimet karakteristike të zonës së Mokrës.

Atmosfera u gjallërua nga tingujt e muzikës popullore, këngëve tradicionale dhe valleve që ritmuan festën gjatë gjithë ditës.

Ky aktivitet jo vetëm që shërben si një pikë takimi për emigrantët që rikthehen në vendlindje gjatë sezonit veror, por po konsolidon gjithnjë e më shumë Mokrën si një destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor e natyror në Shqipëri.

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?