Monedha Euro e nis me rënie vitin 2015

Monedha Euro e ka filluar vitin 2015 në pikën e saj më të ulët krahas dollarit amerikan, në dy vitet e fundit.

Monedha e cila përdoret nga 19 shtete evropiane, sot ka shënuar rënie, duke bërë që një euro të jetë e barasvlefshme me 1.2 dollar amerikan.

Rënia e monedhës Euro është nxitur nga përpjekjet e Bankës Qendrore Evropiane për stimulimin e ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë të publikuar sot, presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, ka thënë se Këshilli qeverisës i bankës, është unanim që të ndërhyj, me qëllim që të mos ketë rënie të mëtejme. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?