Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Në një komunikim të shkurtër më gazetarët, Kryemadhi akuzoi se dëshmitarët janë intimiduar.
“Shoh shpërdorim të detyrës dhe tejkalim kompetencash përveç diskriminim dhe intimidim ndaj dëshmitarëve. Të gjitha këto janë gjëra që SPAK i ka përdorur për të marrë informacione ndaj bizneseve të ndryshme dhe i shoh si tejkalim të detyrës për të ushtruar intimidim ndaj bizneseve”, tha Kryemadhi.
KOHA JONË SONDAZH

