Monika Lewinsky: Kam menduar disa herë vetvrasjen pas skandalit me Klinton

Ajo shkruan se heshtja 15-vjeçare ka ardhur për shkak të frikës dhe hedh poshtë akuzat se ishte blerë nga familja Clinton.

Monica sqaron se marrëdhënia me Bill Clinton ishte një histori e vërtetë dashurie, por  nuk përjashton faktin se ajo është ndjerë e shfrytëzuar nga Clinton. Lewinsky ka theksuar se ndjehet e poshtëruar nga mënyra se si rrodhën ngjarjet madje ka menduar disa herë vetëvrasjen gjatë gjithë këtyre viteve.

clinton lewinsky

Por pse Monica vendosi të flasë pikërisht në këtë moment? Sipas saj, ka ardhur koha që të “varrosë” njëherë e mirë të kaluarën dhe të rimarë në dorë frenat e jetës.

Por arsyet e Monicës nuk kanë bindur të gjithë, pasi ajo akuzohet se u rishfaq në momentin kur Hillary Clinton pritet të zyrtarizojë kandidaturën për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tashmë Hillarysë i ka dalë një tjetër pengesë në rrugën e saj drejt Shtëpisë së Bardhë.

Monica ka rikthesuar edhe njëherë se nuk ka qenë kurrë e interesuar për paratë e Bill Clintonit, as atëherë e as tani, pasi nuk mendon të bëjë gjëra që nuk i ndjen.

SHKARKO APP