“Moody`s”: Shqipëria, ecuri pozitive e reformave
Agjencia e vlerësimeve “Moody`s” ka ruajtur nivelin B1 të qendrueshëm për Shqipërinë, duke theksuar se vendi po vazhdon me përpjekjet për konsolidimin fiskal nën marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Agjencia vlerëson gjithashtu se reformat po shënojnë progres.
“Ndërkohë që kandidatura e Shqipërisë për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian ka nxitur luftën ndaj korrupsionit si dhe reformat në sektorin publik, ne presim që klima e biznesit të vazhdojë të mbetet e ndrydhur”, nënvizon raporti i Moody`s.
“Pavarësisht kësaj, ne presim një impakt pozitiv nga integrimi europian, që është një faktor kyç në nivelin e investimeve të huaja direkte në vend", shton ajo.
Agjencia e vlerëson borxhin publik në 73% gjatë këtij viti, duke propjektuar një rënie pranë nivelit të 70% gjatë vitit të ardhshëm.
Ndërkaq, Eurobondi i ri shton agjencia, ka zbutur rreziqet rifinancimit. Moody`s vlerëson pozitivisht punën e qeverisë shqiptare me institucionet ndërkombëtare, veçanërisht Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
Agjencia nënvizion se reformat e thella strukturore, lufta ndaj korrupsionit, dhe forcimi i legjislacionit për të drejtat e pronës do të përmirësojnë konkurrueshmërinë e vendit.
Nga ana tjetër, një dështim në stabilizimin e defiçitit fiskal apo nivelit të borxhit publik, do të minonte projeksionet e qendrueshme të vendit paraljmëron Moody`s duke sinjalizuar një zhvlerësim nga niveli B1 në rast se nuk do të bëhet progres në këto 2 drejtime.