Mos e provoni ketë sport, është shumë i rrezikshëm

Një vajzë e re, e cila ishte praktikuar sportin “bungee jumping”, është hedhur nga një urë në lartësinë 18 metra dhe ka përplasur kokën në një lumë të cekët pasi litari elastik ku ajo mbahej ishte shumë më i gjatë seç duhej.

Video është regjistuar në një urë në Bolivian, Florida nga Shyrleny Cuchallo Ribera e cila ndodhej aty së bashku me familjen e saj.

“Ne ndodheshim aty rastësisht dhe u afruam të shihnim, pasi nuk është shumë e zakonshme të praktikohet ky lloj sporti në zonën tonë,”-ka thënë ajo për mediat lokale.

Cuchallo dhe familja e saj e dërguan menjëherë në spital pasi ajo nuk ishte në gjendje të lëvizte. Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP