Moti i keq, ministrja Koçiu: Asnjë problematikë në Shkodër nga reshjet, strukturat në gatishmëri

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave në Bashkinë Shkodër, ku ishin të pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci, prefektja e qarkut Holta Duda si dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako. Koçiu theksoi se po vijohet me monitorimin e situatës dhe koordinimin e vazhdueshëm me drejtuesit e KESH sh.a për menaxhimin e shkarkimeve në hidrocentralet.

”Fatmirësisht, në Shkodër nuk ka asnjë problematikë, por të gjitha strukturat janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate të mundshme”, nënvizoi ministrja. Prefektura e qarkut Shkodër tha se nuk janë konstatuar problematika në kanalet kulluese, argjinaturat dhe digën e rezervuarit Shtodër.

Sipas prefekturës, nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir dhe Gjadër janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Hidrovoret e Velipojës, Vilunit dhe Cas janë në funksion me nga 5 pompa secili dhe janë në gatishmëri për funksionim me kapacitet të plotë, në rast nevoje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?