Moti i keq në mbarë vendin, Ministria e Shëndetësisë njofton masat e marra

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar planin e masave të marra nga institucionet e kujdesit shëndetësor në vend për përballimin e pasojave të mundshme në njerëz nga moti i keq. Në njoftim thuhet se struktura në varësi të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor janë në gatishmëri të plotë 24/7 dhe po monitorojnë situatën në kohë reale.

Masat e marra në institucionet shëndetësore:

Monitorim i vazhdueshëm i situatës nga operatorët rajonalë të kujdesit shëndetësor & njësitë vendore

Swiss Digital Desktop Reklama

Verifikim i infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave të medikamenteve

Swiss Digital Mobile Reklama

Koordinim i ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat e emergjencave civile

Aktivizim i plotë i shërbimeve spitalore të urgjencës

Spitalet rajonale e bashkiake raportojnë se rezervat kritike (medikamente, material mjekësor, ujë të pijshëm, karburant për gjeneratorë) janë të siguruara dhe gati për përdorim.

Zonat me reshje më të dendura:

Kurbin, Mat, Lezhë, Shkodër, Malësi e Madhe, Tropojë, Kukës dhe Has aktualisht pa problematika në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe me funksionim normal të strukturave.

OSHKSH mbetet në komunikim të pandërprerë për çdo rast emergjent dhe situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?