Moti i keq në vend, ministri Peleshi: Strukturat e Mbrojtjes Civile janë në terren

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se strukturat e Mbrojtjes Civile ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë punonjësve vendorë.

Ndihma është veçanërisht në bashkitë ku reshjet e dendura të shiut, të rëna me intensitet të lartë në orët e fundit, kanë shkaktuar probleme.

Ministri u shpreh se puna po vijon në Tiranë e Durrës, ndërsa po mbahet nën monitorim niveli i lumenjve Lana, Erzen e Ishëm. ”Jemi në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo problematikë nga moti i keq, që ka përfshirë edhe Evropën”,-tha Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?