Muaji i shenjtë i Ramazanit, Rama poston foton magjike nga xhamia e Et’hem Beut

Screenshot

Në kuadër të muajit të shenjtë të muajit të Ramazanit, kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje ka postuar foton magjike nga Xhamia e Et’hem Beut. E vetmja xhami në zemër të Tiranës, e cila bashkë me Kullën e Sahatit, Muzeun Kombëtar dhe Teatrin e Operave, rrethojnë sheshin e famshëm Skenderbej.

Xhamia e Et’hem Beut u krijua në fund të shekullit XVIII nga Mulla Beu dhe u përfundua nga i biri i tij Haxhi Et’hem Beu në çerekun e parë të shekullit të XIX. Xhamia ishte nga të paktat që I shpëtoi një fushatë dhune gjatë së cilës shumë kisha xhami, teqe, manastire dhe institucione të tjera fetare u mbyllën ose u kthyen në magazina, palestra apo vend trajnime në fund të vitit 1967.

Afrekset e xhamisë të cilat pasqyrojnë pemë, shatërvane dhe ura, natyre të qetë janë të rralla për artin islamik. Turet në xhami mund të bëhen çdo ditë, me përjashtim të momenteve kur ka falje. Xhamia iu nënshtrua një restaurimi në 2019 dhe përfundoi në 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?