Mungesa e kushteve të punës, punëtori i Uzinës humb dy gishta

Një incident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një punëtor i Uzinës së Petëzimit është dëmtuar rëndë.

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin, Elian Methasa, i cili teksa po punonte me një makineri gjatë orarit të punës, ka humbur dy gishtat e njërës dorë.

Lidhur me ngjarjen, janë shoqëruar në komisariat dy punëtorët përgjegjës, Erion Dautaj dhe Gazmend Dautaj.

Dyshohet se incidenti ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve në ambjentin e punës.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP