Murrizi: Doni të lini në burg Zogun e shkretë për votat

Me humor, deputeti Myslym Murrizi, tha se në Kodin Penal është shtuar një pikë e posaçme për të lënë në burg Zogun e Tiranës, vetëm e vetëm se ka dalë në përgjime ku flet për shitblerjen e votave.

Biseda:

Murrizi: Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, bëhet fjalë pë Zogun e Tiranës? Se nuk qëlloj dot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Felaj: Nuk është dënuar Zogu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Murrizi: Do ta dënojnë Zogun e Tiranës këta se i ka dalë emri tek votimet. I shkreti, unë po e shoh të shkretë se e kini përdorur për votat. Po të jetë në zanat të vet… Deputet Luani nëse e ka pasur pseudomin fjalën votë për gjë tjetër t’i shpjegoje se nuk u bë qameti. Ky vend është mbushur plot zogj.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi sot projekt-ligjin për dhënien e Aministisë për të dënuarit, draft ky, i miratuar nga qeveria në fund të vitit 2019. Tashmë i ngelet vetëm Kuvendit, që të bëjë miratimin që amnistia të hyjë në fuqi dhe që projektligji të kalojë në komision, duhet të miratohet në Kuvend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?