FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Musa-Donës: Mos më zhgënje, dua ta ndërtojmë jetën bashkë

Pasi i foli për lojën brenda në shtëpi, Musa vazhdoi t’i flasë Donës, por këtë herë për lidhjen e tyre dhe për të ardhmen jashtë shtëpisë.

Ai i tha Donës se respekti që ajo i kishte thënë ishte arsyeja pse ishte lidhur me të. “Kam besim te ty, shpresoj ta kem edhe jashtë. Dua të jem gjithmonë mirë me ty. Rëndësi ka që të flasim gjithmonë bashkë për çdo gjë që nuk e kuptojmë”, thotë Musa. Ndërsa Dona ja konfirmon besimin e saj ndaj tij. “Të kam thënë me kohë që duhet të kesh besim edhe të mos kesh xhelozia”, i thotë ajo.

Musa shkon edhe më tej, duke i thënë Donës se e ka të ndërtuar gjithçka në kokën e tij me Donën jashtë shtëpisë së “Big Brother”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam 24 vjeç dhe t’i ke një moshë që nuk duhet të tallesh me ndjenjat. Herën e fundit që kam pasur një raport kam menduar se njeriu i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm. Nuk dua të luaj me ty”, i thotë Musa partneres së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dona ja kthen se në jetën e saj nuk ka zhgënjyer njeri dhe këto do t’i vërtetojë koha./ big brother

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?