Myslymi që shan dhe pushteti që të vret me të sharat e tia

Nga Ilir Levonja/

Më 21 janar të vitit 2011, Tirana u bë shesh pamjesh dhune, djegie, e vrasjesh. Në krye ishin disa militantë partie, nga ai soji që në mendësinë e kulturës sonë politike, quhen të fortë.

Që i duhen partisë. I duhen çështjes së kutisë dhe blerjes së votës etj. Njëri ndër këta ishte Sajmir Tahiri, madje më i zellshëm se Myslimi. Jo vetëm të shante, por edhe të gëdëbte. Ia ngjishte policit kokës me sa i hante krahu.

Ne nuk u indinjuam po thoshim sa mire që ia bëri. Për kësi meritash e zgjodhëm minister të rendit. Pse jo? Eshtë i forte.

I hyn me dru policave.

Më 21 janar të vitit 2011, bulevardi kryesor i Tiranës, u bë lajmi kryesor. i rrjeteve ndërkombëtare. Pamje që të ligështonin. Sidosmos kur të pyesnin se për çfarë krruheshin shqiptarët? Çfarë soji xhindi ishte ai që zbritur nga të katër anët e vendit, nën emrin rilindas a socialist, shkërdhenin, digjnin, pështynin, vriteshin në dilema mllefesh videosh të fshehta. Gjoja afera korrupsioni. Dhe xhelozi publike nga një koalicion mëngjarashësh dhe teknicienë djathtistësh.

Më shumë të indinjuar pse Meta ishte në qeveri, e kundër tyre. Se sa fakti i një video hashiqare vjedhje milionash.

Dhuna ndaj unfiromave blu qe e pashoqe. Madje mund t’i shikoni edhe sot. Rrjetet janë plot me video. Dëgjohen për qejf se si kërcasin gurët mbi skafandra. Se si kërcasin shkopinjtë. Dhe se si derdhet furishëm lumi i sharjeve me prag shtëpie. Me robtë ku i kanë. Me motrat e bukra, ky pasion sharje, ky perversitet brezash tek ne.

Çfarë nuk keni aty.

Keni edhe gjak.

Të vrarë…., të mirët militantë që sot hanë dhe’ kurse Rama qeveris me Ilir Metën. Laurohet deri në Francë me medalje legjinoesh. Të mirët militantë hanë dhe’. Erdhën nga qoshet e mjerimit dhe u rrëzuan në bulevrdin e lalit.

Soji që i kacafyti. Me urtësi dhe dashuri. Më makbethian se të sharat e Myslimit nga Lushnja. Eshtë aty… Ne nuk u indinjuam. Përkundrazi i dhamë bashin e burrave të kuvendit.

E çuam deri në Finlandë këto ditë, si e si të nderonte me medlajet tona kallpe, një burrë shteti aty. Me qëllim që t’i bëjmë t’i themi botës se ne vdesim për tu dukur. Dhe në realitetin tjetër vdesim njëri-tjetrin.

Nga ana e mbrapshtë jemi dhe patriotë. I detyrohemi Finlandës. Ahtisarit për dhimbsurinë shqiptare, Kosovën.

Mirëpo ne këto nuk i quajmë për gjë. Ndaj sot çfarë nuk themi në rrjet për faktin se si një kryetar partie. I gërmushet një polici rrugor. Të cilin me të vërtetë mund edhe të mos e ketë dërguar shefi. Por e ka në kulturën shqiptare. Atë që vendi i punës duhet mbrojtur. Sidomos në prag fushate.

Dhe kjo habi kap deri mendje ekstravagande të webeve të majta. Të cilat edhe pse kanë punësuar gazetarë pa kulturë e shkollë. Që për inat të nevrikllëkut të kohës nuk i dine emrat as atyre pak shenjtorëve tenorë që kemi.

Një injorancë klasike që nuk e di përse ky Zot i madh na i jep për hise. Sinqerisht nuk e di?! Mjafton tu kujtojë dhe kronikat e mbrëmshme. Kur ajo zonja floka kuqe e Europës I fali Bashkisë së Fierit ca fonde. Dhe që e kënaqën kaq shumë atë kryetarin buçko. Kur gazetarja dhe kronikat flisnin sa për Bashkinë. Sa për Karavastanë. Karavastaja, qëndra e internimit dhe e groposjes për së gjalli të shqiptarëve nga shqiptarët. Për së pari është Park Kombëtar. Nuk varet nga Bashkia e Fierit. Nuk përfiton fonde nga kjo Bashki. Që nuk po ndreq Semanin jo më Karavastanë. Janë terma e detaje jo të parëndësishme. Ndaj tregojnë një injorancë gazetarie që çfarë emri t’i vësh.

Eshtë kjo injorancë klasike që risjell her më herë edhe aludime demode nga koha. Apo krahinash. Si lepur i butë e lepur i egër.

Ata që shajnë, e rrahin…, e vrasin i keni në pushtet.

Me festen mbi krye. Të sharat e Myslymit janë thjesht një indinjatë. Pjesë e jetës së një njeriu poltikan me atë kulturë bashkëkohore. Që e gjeni përdita në sekuencat e Kuvendit.

Ndofta ai është nga të pakët njerëz original që akoma ruajnë me fanatizëm të folurën e vendit nga vine. Kam pare e dëgjuar plot të tjerë, që ia bëjnë në kokë traditës, sapo shkelin në bulevardin e Tiranës. Eshtë një dhjetorist antikonformist. E ka provuar me izolim prej kohësh edhe kur në pushtet ishte PD-ja.

Gjithsesi mua më habit kjo histeria kolektive.

Dhe më trishton kjo marrëzia po kolektive, mbi regresistët. Dhe prokurët e këqij të zyrave shtetërorë. Kësaj i thonë, Myslymi shan dhe pushteti të vret me të sharat e tia.

SHKARKO APP