Nafta, vë “në lëvizje” politikën
vend. në vend. Për të qenë kësisoj, më shumë se një argument i mirëfilltë ekonomik, në përpjekje për të nxjerrë prej tij sa më shumë produkt politik. Kështu, selia e Partisë Demokratike dhe ajo Socialiste, i janë kundërvënë dje sërish njëra-tjetrës lidhur me çmimin që po pësojnë produktet e naftës. E para, përmes deputetit Florion Mima dhe duke iu referuar raportit të “Global Petrol Prices”, replikoi rreth shifrave të dhëna para dy ditësh nga kryeministri Rama lidhur me realitetin sipas tij të çmimeve të naftës në vend. “Në Greqi, çmimi ka rënë me 9% dhe jo 5.3% siç deklaron kryeministri, ose 70% më shumë. Në Itali, çmimi ka rënë me 6.7% dhe jo 4.8% siç deklaron kryeministri, ose 40% më shumë. Në Francë, çmimi ka rënë me 7.4%, dhe jo 4% siç deklaron kryeministri, ose 85% më shumë. Në Maqedoni, çmimi ka rënë me 10% dhe jo 4.8% siç deklaron Kryeministri, pra mbi dy herë më shumë. Në Hollandë, çmimi ka rënë me 8.8% dhe jo 4.4% që deklaron Kryeministri, pra rënie dy herë më shumë”, raportoi Mima. Dhe menjëherë pas tij, nuk ka vonuar reagimi i selisë së Partisë Socialiste, përmes deputetes Blerina Gjylameti, sipas të cilës, Partia Demokratike ka probleme me shifrat. “Ikërkuam Partisë Demokratike të na tregonte një vend në Europë ku çmimi kishte rënë -40% në tre muaj. Pas shumë ditësh përpjekje, me shifra të gabuara arritën të na tregonin disa vende ku çmimi është ulur 6-8%, por sërish shumë larg uljes 40% për të cilën gënjente Basha”, tha ajo. Duke shtuar se çmimi i naftës është një debat global, por e rëndësishme për Shqipërinë është se impakti mbi vendin tonë përputhet me vendet e rajonit, e jo siç gënjente Lulzim Basha, tha ajo. Kujtojmë sakaq, se para dy ditësh, publikisht, kryeministri dhe kryedemokrati patën një kundërvënie sa u përket shifrave dhe situatës në tërësi, ku gjendet tregu i karburanteve dhe çmimet e produkteve të tij. Për të referuar kësisoj, se luhatja e tyre ka nisur në fakt të krijojë edhe një lloj ndjeshmërie “politike”, përveçse asaj ekonomike tek qytetarët e thjeshtë, por edhe tek bizneset.