Nagelsmann: Barcelona nuk ka para por blen çdo lojtar që do

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka lëshuar disa deklarata të forta ndaj Barcelonës pas shitjes së Robert Lewandowsit te spanjollët. Në një konferencë për shtyp, Nagelsmann nuk i kurseu kritikat.

“Barcelona është i vetmi klub që nuk ka para, por në fund blen çdo lojtar që dëshiron. Nuk e di se si e bëjnë këtë gjë. Është pak e çuditshme, pak e çmendur”, deklaroi Nagelsmann.

Deklarata u dha dje pas zyrtarizimit të sulmuesit polak me Barcelonën dhe Nagelsmann-it nuk i del inati që ata i morën sulmuesin e tyre më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?