Nata me Hënë e kandidatit

 

Nga Kastriot Kotoni

Fushata elektorale e këtyre zgjedhjeve për pushtetin vendor e ka bërë qendërzimin e ligjërimit politik të medias dhe publikut, të ndryshëm nga çdo fushatë tjetër në këto 23 vjet drejtim pluralist në Shqipëri. Dy partitë kryesore e kanë futur garën për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës në dy kahje krejt të kundërta. Së pari, Partia Socialiste si parti e mazhorancës së pushtetit ka perfomuar një djalë të ri si Z. Erion Veliaj, tek i cili sheh motivimin e politikanit të ri, për t’u përballur me sfidat e kryeqytetit e i përcaktuar ndoshta me një perspektivë për të pasuar më pas detyra akoma më të rëndësishme në pushtetin politik dhe në qeverisjen e ardhshme të vendit. Së dyti, Partia Demokratike ka zgjedhur rivalin e Z. Erion, një mesoburrë, mjekun gjinekolog Z. Halim Kosova, tek i cili opozita ka parë njeriun konsevator të vlerave familjare dhe padyshim më pak të njohur në media, por me një “harresë” të paramenduar politike, ku në korrentet politike të luftës për pushtet në Partinë Demokratike, ai doktori gjinekolog kandidati për kryetar bashkie nuk përfaqëson asnjë grupim brenda selisë blu. Po të ishte një kandidat i pavarur Halimi do ta kish mbështetjen e stafit dhe të shtypit të shkruar apo e mediave televizive? Kush e merr seriozisht politikën si art i kompromisit kandidati Kosova kujton se është duke menaxhuar një interes privat me njohjet e nderet profesionale për pacientët e klinikës së tij private. Nuk e di pse e vuri Partia Demokratike këtë njeri është punë e saj e ndoshta është deri diku edhe kthimi i borxhit që i ka Z. Halim Kosova kësaj partie. Në teatër një temë e tillë për mentalitetin e popullit shqiptar është trajtuar me pikatore edhe në kohën e rrëgjimit komunist. Ishte padyshim një kryevepër artistike libri i shkrimtarit tonë të shquar Mitrush Kuteli “E Madhe Gjëma e Mëkatit”, ku hidhet me përbuzje mentaliteti i virgjërisë së femrës por duke lënë në harresë shkrimtarin u harrua edhe ky libër i viteve 1938. “Nata me Hënë” ishte një dramë e shkrimtarit tonë të shquar Ismail Kadare në fillim të viteve 1991, e cila padyshim ka krijuar edhe të parën vepër moderne të dramaturgjisë shqiptare. Tek kjo dramë trajtohet me nota dramatike shumë të forta denigrimi i personalitetit femëror dhe jeta private e një femre në kohën e komunizmit. Në dramë prova e ndershmërisë ishte një copë letër e jo përkushtimi në jetën shoqërore e profesionale të individit. Njerëz empatik, egoist ishin gati ta poshtëronin njeriun e ndershëm e të përkushtuar në profesion, ata nuk ngopeshin me përdhosjen e individualitetit njerëzor, por kërkonin ta nënshtronin njeriun sipas shijeve, gustove të tyre primitive. E mira e bukura dhe e sinqerta nuk ishin modeli i shoqërisë komuniste, duhet t’u nënshtroheshe urdhrave të eprorit, të pushtetit dhe partisë. Kur firma e doktorit gjinekolog erdhi për një përgjigje kundra dëshirave të partisë, atëherë në syrin e spektatorit të dramës hyri termi “njeriu i mire”. Zgjidhja dramaturgjike e dhënë nga Kadare si shkrues i saj, për atë kohë ishte me moton secili sipas vlerës, shkurt njeriu në çdo kohë dhe sistem mund të jetë i mirë apo i keq. I dukej më e arsyeshme ta ndërtonte dramën në fakte apo t’i jepte individit një udhë drejt arsyes, kjo ngelet në dorën e Ismail Kadaresë. Tension i dramës zgjidhet me luftën kundër paragjykimit të virgjërisë së heroinës së dramës. Ky moment psikologjik atak i shoqërisë së mbyllur shqiptare deri para viteve 1990 është i brumosur nga shumë aspekte, të cilat si në rrafshin religjoz apo etnopsiqik kanë lënë gjurmë deri ditët e sotme. Kur fillon hapja e Shqipërisë ndaj vendeve të tjera fillon edhe dhënia e marrja e kulturave të ndryshme. Krijimi i një klime liberale kulturore në emër të vlerave të ndryshme apo perëndimore nga vendet ku shkelnin shqiptarët, solli edhe ndryshimin e disa mendësive për shumë aspekte të jetës private të individit shqiptar. Shqiptarët dinin më shumë për mentalitetin e popujve të tjerë dhe kur bëhej fjalë për fenomenin e virgjërisë së femrës apo abortin kishin informacionin e duhur se këto problem i zgjidhte shumë mirë mjekësia. Lehtësisht e verifikueshme, këtë konstatim e keni në gazetën Intervista të viteve 1994 – 2113. Po kur do ta gjesh me vend shprehjen “Njeriun e duhur, në kohën dhe vendin e duhur” më mirë se tek gjinekologu Halim Kosova. Ky doktor sikur të ishte në fillim vitet 1991 u tregon shqiptarëve se erdhi një mik nga Zvicra e mi fali apo ia dhuroi paisjet e klinikës, a thua se ishte ndonjë makinë e vjetër, për të cilën kushdo do ta falte në perëndim, sepse duhej të paguaje taksa. E keqja është se doktori vazhdon të na tregojë përalla me miq investitorë për ta çuar Shqipërinë tek koha e investitorëve mashtrues të viteve 1994 – 1997. Ka ky njeri ndonjë sens shtetari, i cili ka projekte të mirëintegruara me BE-në. Të shfrytëzosh kohën kur duhej të qepeshin e shqepeshin femrat shqiptare në klinikën tënde private për hir të mendtalitetit shqiptar të virgjërisë, nuk është inteligjente, ca më keq akoma kur ky e ka kthyer në barcaletë fabulën “Ta kam pa apo s’ta kam pa zogun e nënës”. Doktori i vogël pacient Z. Halim Kosova i propozuar nga ish doktori Sali Berisha ka për kumbarë politik njeriun i cili e degradoi mjekësinë shqiptare me marifete mafioze të shefave të klinikave të spitaleve të cilët e përdorën çdo tullë e sallë të spitaleve veç për xhepat e tyre. Ka ndonjë meritë gjinekologu për të shprehur vetëdijen e tij qytetare në protestë për atë gjendje katastrofike të mjekësisë shqiptare, ma thoni? Duket se ky kamikaz i humbjes së zgjedhjeve lokale në krah të opozitës, ka marrë një mision shumë destruktiv për shoqërinë shqiptare. Fenomeni i njeriut babaxhan, i cili doli për të maksimalizuar votat e partisë opozitare si një njeriu i ”virgjër apo i imunizuar ndaj krimit dhe korrupsionit”, fjalë që sot përditë e më shumë po e dëgjojmë edhe nga faktori ndërkombëtar. Ky profil i kandidatit babaxhan mbanë në lojë lypenët e politikës dhe shoqërisë shqiptare pa dallim moshe dhe krahu politik. Biznes-politika rrit aksionet drejt pazareve politike e përdor rëndom njerëz si Halimi për t’i treguar publikut, se ne e bëmë një zgj
edhje të jashtëzakonshme, e gjetëm njeriun më me integritet. Por koha nuk është e këtij standarti. Shkurt, populli dhe elektorati na pranon ne e jo takëmin e Halimit. Vajmedeti i dritshkurtësisë së kësaj klase politike i përshtatet një grupi shumë të ngushtë njerëzish të cilët ndryshe nga herët e tjera që vinin baste një me katër për të majtën, ose shpikën turizmin politik me avion e me autoboza falas, sot e kanë nda mendjen natën me opozitën ditën me pozitën. Do populli t’i marri lekët e partive edhe ai do bëhet i zgjuar, do shohë xhepin, do luajë me votën për kandidatin më shumë e për kualicionin më pak, ose për opozitën brenda kualicionit dhjetëfish e për kandidatin e opozitës disa-fish. Ja tek i keni dhe kandidatët e pavarur, të cilët me hir a me hir kanë plotësuar një mozaik të panoramës së zgjedhjeve në kushte të pabarabarta nga ana financiare e mediatike, provojeni edhe një mundësi tjetër të demokracisë.

Mosdija e shtirur e doktor Halimit për këto skema të ustallarëve të politikës do të na vinte në pozicion shumë komod ne qytetarëve për ta ndëshkuar me vote, jo kandidimin e tij, por sojin e demokratëve që nuk respektojnë elektoratin e tyre dhe për t’i besuar kandidimin një demokrati të vërtetë me profil të lartë dhe me integritet të pamohueshëm larg familjes së ngushtë të SHQUP-it për të rritur shpresën për një parti të vërtetë Demokratike të gatshme për një përballje me mazhorancën si në vizion dhe qeverisje vendore.

SHKARKO APP