Ndahen Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino
Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino i kanë dhënë fund martesës dy vjeçare. Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi të përbashkët për shtyp për mediat italiane.
“Vlerësimi dhe afeksioni reciprok do të vazhdojnë të mbeten të pandryshuara, ashtu sikurse vullneti i përbashkët për të patur një raport miqësor, edhe në interes të djalit”, shkruhet në deklaratë.
Ky lajm i papritur vjen vetëm pak ditë pasi Stefano dhe Belen u shfaqën krah njëri – tjetrit duke zbuluruar pemën e Krishtlindjeve, sëbashku me të birin 2 – vjeçar, që linte të nënkuptohej se gjërat shkonin për mrekulli. Arsyet e kësaj ndarje nuk janë bërë të ditura, ndërsa verën e shkuar ishte përfolur për një krizë mes dyshes, që më pas u tejkalua.
Rigjetja e dashurisë mes showgirl –it argjentinase dhe balerinit të famshëm pasqyrohej herë pas here në rrjete sociale, me foto të “nxehta” nga pushimet dhe deklaratat se dëshironin ta zgjeronin familjen e tyre.