Ndahet nga jeta zv/drejtori i Përgjithshëm, Agim Hysi
Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare pas një ataku kardiak, Zv.Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, Z. Agim Hysi.
Z. Hysi ka mbajtur postin e Zv. Drejtorit të SHÇBA prej vitit 2017.
Ai ka patur një karrierë të gjatë e të spikatur në jurispudencë, si Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Gjirokastër si edhe Avokat.
Në vitin 2016 Hysi ka qenë i angazhuar si ekspert për vlerësimin e legjislacionit në kuadrin e Reformës në Drejtësi, ndërsa në vitin 2017 është angazhuar si ekspert për vlerësimin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile – Komiteti Helsinkit.
Homazhet zhvillohen sot nga ora 12:00 -14:00 tek Funeral ALBA, pranë shkollës “8 Marsi”, mbi kryqëzimin e Selvisë.
Ceremonia e varrimit bëhet në varrezat e Sharrës në orën 14:0