Ndalohet mishi brazilian, zv.ministrja e bujqësisë: Forcojmë kontrollet në pikat kufitare

Shqipëria ka pezulluar importin e mishit të gjedhit dhe shpendëve nga Brazili, sipas rregullave të reja të BE-së. Vendimi ka hyrë në fuqi më 3 shtator 2026 dhe lidhet me mungesën e garancive të mjaftueshme për sigurinë ushqimore dhe përdorimin e antibiotikëve.

“Garantimi i sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit janë prioritet i Ministrisë së Bujqësisë”, deklaroi zëvendësministrja e Bujqësisë, Tana Kika.

Ngarkesat e certifikuara përpara 3 shtatorit lejohen të hyjnë në Shqipëri, pavarësisht datës së mbërritjes. Autoritetet paralajmërojnë kontrolle më të rrepta në pikat kufitare. Në gjysmën e parë të vitit, Shqipëria importoi nga Brazili rreth 7,991 tonë mish dhe nënprodukte të tij, me vlerë rreth 1.48 miliardë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Bujqësisë paralajmëron kontrolle më të forta në pikat e inspektimit kufitar, për të mos lejuar që produktet e mishit nga Brazili të futen në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mbas këtij pezullimi në pikat e inspektimit kufitar do të ushtrohen kontrolle edhe më rigoroze në lidhje me garantimin e vendor origjinës dhe në lidhje gjithashtu me garantimin e certifikatës veterinare e cila është unikale, pra njëherë përdoret për çdo ngarkesë, e cila daton përpara datës 3 shtator 2026”, thotë Kika.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?