Ndërpritet markimi i karburanteve, bllokohet furnizimi në vend

 

Bllokohet aktiviteti tregtues i naftës në Porto-Romano. Shkak është bërë kompania GFI, e cila ka marrë me koncesion markimin e karburanteve.

Lajmi konfirmohet nga  autoritetet portuale në Durrës, të cilët saktësojnë se furnizimi i tregut me naftë është bllokuar që prej mëngjesit të sotëm.

Kompania GFI, e cila ka marrë me koncesion markimin e karburanteve nuk ka bërë markimin.

Por në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave autobotet nuk mund të dalin pa u shënjuar. Kjo ka penguar autobotët të dalin nga zona e lirë doganore.

GFI Albania mori të drejtën mbi koncesionin e markimit të karburanteve në vitin 2011, ndërsa aktiviteti i kompanisë nisi në vitin 2013.

SHKARKO APP