Ndërtuan pa leje në zonat e mbrojtura, Policia shpall në kërkim dy persona në Tropojë
Komisariati i Policisë Tropojë ka shpallur në kërkim dy persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë pesë shtetas së tjerë pasi ndërtuan pa leje.
Sipas Policisë, këta shtetas ndërtuan pa leje, në zona të mbrojtura dhe në zona të ndryshme të Tropojës.
Komisariati i Policisë Tropojë, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për dy ditë me radhë, ka evidentuar dhe goditur 7 raste të kësaj paligjshmërie.
Policia njofton se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve shpalli në kërkim shtetasit S. B., 47 vjeç, banues në fshatin Gegaj, pasi në bjeshkën e “Ujzës” ka ndërtuar objekt pa lejen e organeve kompetente.
“A. D., banues në Tiranë, pasi në bjeshkët e lagjes “Malaj”, Valbonë (zonë e mbrojtur), po ndërtonte një objekt pa leje. Në gjendje të lirë u procedua edhe babai i tij, shtetasi S. D”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. dhe S. A., banues në Tropojë, pasi në bjeshkët e “Sylbicës” kanë ndërtuar objekte pa lejen e organeve kompetente.
Policia cilëson se edhe shtatasi P. Gj., banues në Pukë, pasi në fshatin Breg Lumi ka kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente, si edhe shtetasi K. H., banues në fshatin Viçidol, pasi në vendin e quajtur bjeshkët “Rrëzë Shkëlzenit”, po ndërtonte një objekt pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

