Ndeshjet elitare të Padelit, ministri Gonxhja: Atmosferë unike në Tiranë, pjesëmarrës 200 sportistë

Nga nesër në Sheshin ”Skënderbej” do të nisin ndeshjet e sportistëve elitarë të padelit, në akudër të eventit ‘FIP Platinium Albania’. Minitri i Turizimit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thotë se publikun e pret një super atmosferë në Shesh, ku çdo ndeshje do të mund të ndiqet falas. Një event që pritet edhe promovim për Tiranën.

“Nga Sheshi “Skënderbej”, i cili është transformuar në kryeqendrën ndërkombëtare të Padel-it.

Nga nesër, 26 deri më 31 maj, këtu do të zhvillohet një nga turnetë më të rëndësishëm ndërkombëtarë të këtij sporti modern dhe shumë popullor, FIP PLATINUM ALBANIA, me pjesëmarrjen e mbi 200 garuesve elitarë, vizitorëve dhe tifozëve nga vende të ndryshme të rajonit e të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një superatmosferë unike sportive, e hapur për të gjithë, me hyrje të lirë, që sjell energji, edukim, turizëm dhe promovim për Tiranën dhe Shqipërinë”,-thotë Gonxhja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?