Ndizen dritat e pemës në Sheshin “Skënderbej” për festat e fundvitit

Sezoni i festave ka nisur zyrtarisht këtë të shtunë në disa qytete të Shqipërisë, ku sheshet kryesore u mbushën me drita, muzikë dhe qindra qytetarë që pritën ndezjen simbolike të pemëve të Vitit të Ri.

Në Tiranë, sheshi “Skënderbej” u shndërrua në një hapësirë plot gjallëri me ndezjen e dritave të pemës gjigante, ndërsa atmosferën e ngrohu kori i fëmijëve dhe të rinjve të shkollave të kryeqytetit, së bashku me artistë të vegjël dhe grupe baleti.

Edhe Fier, Durrësi, Shijaku dhe Korça çelën zyrtarisht festimet, duke zbukuruar rrugët dhe sheshet me dekorime dhe instalacione ndriçuese. Qindra qytetarë u bashkuan në këto evente, duke shijuar momentet e para të magjisë së fundvitit që tashmë ka mbërritur në çdo cep të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Anuela Ristani (@anuela.ristani)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?