Ndjekje si në filma, shqiptari i bën ‘zbor’ policisë italiane (Emri)

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pas një ndjekje si në filmat aksion.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar mes Arzignano dhe Montecchio Maggiore, ndërsa në pranga ka rënë shqiptari Ergen Biba, 21 vjec, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Përmes programit ‘Targa Sistem’, policia zbuloi se një makinë tip ‘Volswagen Touran’ e cila rezultonte e vjedhur më 5 maj në Verona, ndërsa është lokalizuar me 3 persona në bord në zonën Arzignano. Menjëherë pas kësaj, karabinierët kanë ndërhyrë, por drejtuesi ka shtuar shpejtësinë duke u drejtuar drejt komunës Alte Ceccato, ndërsa policia e ka ndjekur.

Gjatë ndjekjes shqiptari së bashku me 2 persona të tjerë në bord ka tentuar të nxjerrë nga rruga makinën e policisë duke i shkaktuar dëmtime mjetit. Pasi kanë kuptuar se nuk kishin shpëtim, ata kanë ndalur me mjetin e grabitur në sheshin ‘Evropa’ dhe ja kanë mbathur me vrap.

Policia arriti të arrestojë shqiptarin Ergen Biba, ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim. Policia sekuestroi mjetin e vjedhur si dhe 2 celularë brenda tij të cilët rezultonin gjithashtu të vjedhur. Shqiptari dhe dy bashkëpunëtorët e tij akuzohen për ‘vjedhje’ dhe rezistencë ndaj policisë.

SHKARKO APP