Ndodh në Shkodër! Transmetohet “live” në TV vota e qytetarëve
Çudirat nuk kanë të mbaruar në këto zgjedhje. Edhe pse ambientet janë të përshtatura në qendrat e votimit që vota të jetë e fshehtë, në një Qendër Votimi në Shkodër nuk ka rezultuar kështu.
Një televizion lokal në këtë qytet ka transmetuar “live” momentet e votimit nga dhoma e fshehtë të qytetarëve. Për këtë bashki garon i vetëm kandidati i Partisë Socialiste Valdrin Pjetri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që në Shkodër të ndryshojë vendndodhjen për gjashtë Qendrat e Votimit. Shkak për këtë janë bërë incidentet e ndodhura një natë më parë.
https://www.facebook.com/TVRozafa/videos/669030870235514/?t=0