FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndoka: PD të mos presë radhën e qumështit për të ardhur në pushtet, veprimet krijojnë frymë mosbesimi

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka thotë se PD nuk duhet të presë radhën për të ardhur në pushtet, pas protestave qytetare, por të krijojë besim si te njerëzit, ashtu edhe te aleatët. Duke marrë shembullin e komisioneve parlamentare, Ndoka nënvizoi se veprimet e PD-së po krijojnë frymë mosbesimi, pasi mungon transparenca.

”Kanë dhunuar sistemin, kanë dhunuar edhe Kushtetutën. Ne duhet t’i rregullojmë këto parametra. Edhe roli i opozitës duhet të jetë shumë më tepër transparent, që të krijohet besimi te qytetarët, të krijohet besimi te aleatët, të krijohet besimi te ndërkombëtarët, që kjo opozitë do standarde. Nuk duhet të presim radhën e qumështit dhe kur t’i vijë radha të marrë pushtetin.

Kërkon përgjegjësi politike dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kemi dy komisione sot në Parlament, komisionin për Reformën Territoriale dhe komisionin për Reformën Zgjedhore, unë jam aleat i PD, nuk e di që ka një draft, nuk ka konsulta me ne që ta dijmë, ndërkohë që ka një vit e gjysmë që këto dy palë e vazhdojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo krijon frymë mosbesimi te vet PD si partia më e madhe opozitare. Unë dua standarde, flas për qytetarët e këtij vendi, kjo protestë ka kapur thelbin politik, problemin e bllokimit të sistemit. PD duhet të dalë mbi veten, ta shohë Shqipërinë së pari, pastaj partinë. Se e ktheu Edivini Rilindjen, partia e para, Shqipëria e dyta”,-tha në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?