Në formë, me kosto zero

Vera po afron dhe të gjithë, djem e vajza, përpiqen të rregullojnë trupin, por me metodat e fundit do të nevojiteshin një mal me para. Ja disa udhëzime me kosto të ulët që kur të dilni në plazh, rrobat e banjës t’u rrinë mirë dhe të tërhiqni vëmendjen e atyre që keni pranë

Disa udhëzime që vënë në lëvizje trupin, edhe nëse keni pak kohë të lirë dhe nuk dëshironi të mbylleni në palestër.

SPORTI

Aleati më i mirë i sportit është koha e mirë. Nuk keni nevojë të mbylleni në shtëpi ose të hipni në makinë. Shfrytëzojeni kohën dhe ato pak minuta që keni në dispozicion për të bërë pak aktivitet fizik. Ja një shembull: nëse keni 30 minuta në dispozicion dhe punën nuk e keni shumë larg, shkoni me biçikletë. Ky është sporti më i mirë e më i lehtë.

Nëse keni vetëm dhjetë minuta në dispozicion, atëherë ecni me hap të shpejtë dhe do të digjni aq kalori sa kanë katër çokollata të vogla. Në fundjavë merruni me kopshtari

USHQIMI

Përpiquni që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, duke shmangur ushqimet me yndyrë. Lakërishtat janë të pasura me klorofil dhe forcojnë sistemin imunitar. Spinaqi përmban sekretinë, një substancë që siguron një tretje më të mirë. Karota dhe kajsia përmbajnë shumë karotenoide, substanca që mbrojnë qelizat nga rrezatimi diellor. Mango dhe ananasi nxisin pastrimin dhe ndihmon në shfryrjen e organizmit.

UJI

Duket si e pamundur dhe marrëzi, megjithatë duhet pirë shumë ujë për të eliminuar ato helme që qëndrojnë në pika kritike të trupit. Për të kryer funksionet primare (tretja, qarkullimi, lëvizja), organizmi ynë prodhon lëngje, që në gjuhën mjekësore janë quajtur toksina. Një hidratim i mjaftueshëm i lehtëson punën veshkave dhe mëlçisë, “laboratorit të trupit” dhe thjeshtëson eliminimin e skorieve. Natyrisht, duhen eliminuar edhe ushqimet e përpunuara, të rënda dhe me shumë kalori. Kështu edhe raporti ynë me peshoren do të ishte më i mirë!

MASAZHET

Kur jeni në dush, kalojeni dorezën e masazhit ose furçën në të gjithë trupin: fërkimi nxit qarkullimin dhe zbut lëkurën. Masazhet ose lëvizjet rrethore duhet të nisin nga thembra e këmbëve e të arrijnë deri te krahët, barku dhe me shumë kujdes te gjoksi. Në fund, bëni një shpëlarje me ujë të ftohtë, duke e kaluar kokën e dushit te zonat më kritike të trupit dhe te gjoksi. Uji i ftohtë nxit qarkullimin, ndihmon në dobësim dhe tonifikim.

SHKARKO APP