Në Hagë u dëshmua se Thaçi ka vjedhë lopët!! Rama: Ej medet drejtësia ndërkombëtare

Në Hagë vijon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndaj dhe kryeministri Edi Rama ka postuar një video. ‘‘Ej medet vajmedet drejtësia ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit”,-shkruan Rama.

Agim Idrizi, dëshmitar i Prokurorisë në Hagë ishte ftuar me pretendimin se gjatë vitit 1999, ishte ndaluar nga disa anëtarë të UÇK-së. Para ndalimit, sipas përmbledhjes së Prokurorisë, dëshmitari ka shitur drunjë për disa policë serbë. Pretendohet se Idrizi ka mbështetur UÇK-në por se nuk është kyçur asnjëherë në të.

Çfarë turpi! Gjykata e Hagës merr deshmitarë se gjoja UÇK paska vjedhë lopet e deshmitarit!!

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sallën e gjyqit Idrizi foli edhe për vjedhje lopësh. ”Muzatin, kjo krejt Kaçaniku e dinë, Sulë Agjami me Isen Agjamin, ai është polic një ma i vogli, vllau i Sulës, në Prishtinë, ish polic Nijazbi, këta i kanë vjedhë lopët në Komunë të Kaçanikut, hupshin lopët pa shenjë edhe mu ma kanë vjedhë muzatin, një lopë, kurrë në Polici nuk e kam lajmëruar”, tha Idrizi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?