Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Problemet me rrugët në vend, Xhixho akuza qeverisë: 1.1 miliard euro të çuara dëm

Lajme E martë, 24 Shkurt 2026 14:31
Problemet me rrugët në vend, Xhixho akuza qeverisë: 1.1 miliard euro të çuara dëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rreth 1.1 miliard euro janë shpenzuar për rrugë që sot janë të dëmtuara, jashtë funksionit ose me probleme serioze. Kjo ishte akuza që bëri zv.presidentja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, duke folur për krizën e shembjes së rrugëve dhe atë që e cilëson si shpërdorim masiv të fondeve publike.

Ajo renditi disa nga projektet me kostot më të larta: Korçë-Ersekë 88 milionë euro, Maliq–Lozhanë 14 milionë euro, Qukës-Qafë Plloçë 316 milionë euro, Elbasan-Qafë Thanë 100 milionë euro, Rruga e Arbrit 400 milionë euro dhe Tuneli i Llogarasë 180 milionë euro. Sipas saj, këto shifra tregojnë qartë përmasa abuzimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Xhixho tha se shembja dhe dëmtimi i akseve nuk janë pasojë e motit, por e korrupsionit, fryrjes së kostove dhe mungesës së kontrollit mbi punimet publike. Sipas saj, qytetarët po paguajnë për një model qeverisjeje që ndërton për përfitim dhe jo për shërbim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë

Të nderuar qytetarë, Jam sot para jush për të dënuar me forcë mungesën e përgjegjësisë për rrugët që po shemben njëra pas tjetrës, duke i lënë qytetarët të bllokuar, të braktisur dhe pa asnjë zgjidhje nga një qeveri që ka humbur çdo lidhje me realitetin e përditshëm të shqiptarëve.

Mijëra qytetarë janë lënë në mëshirë të fatit në rrugë të bllokuara: fëmijë, të moshuar, të sëmurë që nuk arrijnë dot në spitale, familje që nuk arrijnë në shtëpitë e tyre dhe biznese që po humbasin çdo ditë nga një situatë që NUK është fatkeqësi natyrore, por pasojë direkte e korrupsionit, investimeve të fryra dhe mungesës totale të kontrollit mbi punimet publike. Kjo është tabloja e një shteti që merr miliarda nga taksat e qytetarëve, por nuk u garanton dot as një rrugë me standarde as sa Kosova, që ka gjysmën e buxhetit, e jo më si ato të vendeve europiane.

Mund t'ju interesojë

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 12 orësh
𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Para 12 orësh
Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Para 15 orësh

Kryeministri Rama që dikur fliste për “rrugë të lëna rrugëve” sot është realitet si pasohë e ekorrupsionit qeveritar.

Le t’i kujtojmë këto shifra që tregojnë qartë dimensionin e këtij abuzimi:

* Korçë–Ersekë (2024): 88 milion euro
* Maliq–Lozhanë (2026): 14 milion euro vetëm ndërtimi
* Qukës–Qafë Plloçë: 316 milion euro
* Elbasan–Qafë Thanë: 100 milion euro
* Rruga e Arbrit: 400 milion euro (tuneli fut ujë)
* Tuneli i Llogarasë: 180 milion euro (tuneli fut ujë)

Pra, gati 1.1 miliard euro janë marrë nga taksapaguesit shqiptarë për rrugë që sot janë shembur, dëmtuar apo janë jashtë funksionit. Këto shembje nuk janë rezultat i motit të keq, siç përpiqet propaganda qeveritare të justifikohet. Ato janë rezultat i një sistemi ku fryhen kostot e projekteve për të vjedhur, ku kontrolli mungon dhe ku cilësia sakrifikohet për interesat e një grushti njerëzish pranë pushtetit.

Aksi Librazhd–Prrenjas është sot prova më e qartë e kësaj skeme: një investim i paraqitur si zhvillim, por që në realitet është kthyer në simbol të shpërdorimit të fondeve publike dhe një masakër mjedisore me dëmtim të rëndë të shtratit të Lumit Shkumbin. Kjo nuk është vetëm papërgjegjshmëri, por është një model qeverisjeje që ndërton për të përfituar, jo për t’i shërbyer qytetarëve.

Qytetarët shqiptarë nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë për korrupsionin dhe paaftësinë qeveritare. Për rrugët e lëna rrugëve duhet të ketë përgjegjësi politike dhe penale. Ndërkohë dje në Këshillin e Mandateve maxhoranca rrëzoi kërkesën e prokurorisë speciale për imuitetin e zv. Kryeministritres, duke penguar marrjen e saj si të pandehur.

Është e qartë ajo që kemi përmendur vazhdimisht: dëshmitarët e çështjes Balluku po intimidohen. Faktet e paraqitura nga prokurorët janë tronditëse dhe shumë të rënda. Sipas këtyre fakteve, janë përdorur kërcënime ndaj dëshmitarëve përmes njerëzve të lidhur me krimin dhe është tentuar të blihet heshtja e tyre me para publike. Kjo nuk është thjesht shkelje ligji – kjo është goditje direkte ndaj drejtësisë dhe shtetit të së drejtës.

Parlamenti i Shqipërisë tashmë është shndërruar në një mburojë politike për të mbrojtur qeveritaret e përfshirë në afera korruptive. Ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale të propozuara nga kryeministri synojnë të bunkerizojnë juridikisht Kryeministrin dhe qeverinë për të penguar drejtësinë në hetimet penale. Ndërkohë për qytetarët e zakonshëm shteti është represiv– pasi ky Parlament sapo miratoi burgosjen e qytetarëve për parkim dysh, burg për qytetarët që nuk paguajnë dot energjinë elektrike apo burg per ata qe guxojnë të bëjnë ndonjë punim e shtëpitë e tyre.

Ky është një mesazh i qartë:nuk ka barazi para ligjit, pasi ndryshe trajtohet qytetari, ndryshe trajtohet zyrtari i korruptuar. Një qeveri e korruptuar dhe e bërë njësh me krimin është rreziku më i madh për integrimin europian të Shqipërisë. Kreu i Komisionit për Çështjet e Jashtme në PE, David McAllister, e bëri të qartë këtë kur deklaroi se çështja Balluku është test kritik për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.

Dosja Balluku dhe skandali i AKSHI-t jane prova e radhës se korrupsioni shkon deri në majë. Është e qartë që askush nuk ka ngrënë dardha pas kurrizit të kryeministrit, por është vetë ai urdhëruesi i këtyre skemave. Edi Rama po mbron veten e tij dhe këtë po përpiqet ta bëjë me ligj. Por asgjë nuk e mbron atë nga drejtësia popullore. Ndaj më 28 shkurt do të jemi sërish përballë kësaj organizate kriminale për të kërkuar llogari për çdo euro të vjedhur dhe për çdo padrejtësi që u është bërë qytetarëve shqiptarë. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të qeveriset si pronë private e një pakice në pushtet. Shqipëria meriton drejtësi, transparencë dhe një qeveri që u shërben qytetarëve

Etiketat e lidhura

Partia e Lirisërruge
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 1 ore

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 8 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 12 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 19 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.