Ne Pediatrinë e QSUT-së, mësimi vazhdon edhe gjatë trajtimit spitalor

Në ambientet e Spitalit Pediatrik të Specialiteteve, pjesë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë ngritur dy klasa digjitale që u mundësojnë fëmijëve të vazhdojnë shkollimin edhe gjatë qëndrimit në spital.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale publikoi pamje nga një orë mësimi në këto klasa të posaçme,  ku fëmijët e shtruar marrin edukim të rregullt falë mësuesve të dedikuar dhe teknologjisë moderne. “Fëmijët nuk shkëputen nga ritmi i shkollës,  por vazhdojnë të mësojnë,  të kryejnë detyrat dhe të ndjekin programin mësimor njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në bankat e shkollës. Një nismë që sjell buzëqeshje,  dije dhe shpresë për vogëlushët tanë”, thuhet në postimin e MSHMS.

Këto dy klasa janë të pajisura me mjete digjitale të avancuara dhe materiale didaktike,  falë modelit të sjellë nga Fondacioni izraelit SASA Setton. Njëra klasë është multidisiplinare, ndërsa tjetra funksionon si studio arti,  duke ofruar jo vetëm mësim sipas kurrikulës shkollore, por edhe aktivitete mbështetëse për mirëqenien emocionale të fëmijëve, të përshtatura sipas grupmoshës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky projekt përfaqëson një shembull frymëzues të bashkëpunimit ndërmjet sistemit shëndetësor dhe atij arsimor,  duke garantuar të drejtën themelore të çdo fëmije për arsim të barabartë, gjithëpërfshirës dhe të pandërprerë, pavarësisht rrethanave shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?