Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:28 Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë Nga Edmond Spaho U mbars mali dhe polli një mi. Nuk kam dashur të shkruaj për këtë çështje, sepse do të më akuzonin si…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Në përvjetorin e kujtimit të “Mjeshtrit të Madh”, Kujtim Aliaj, shpirtit që farkëtoi zërat e rinj të këngës

Kultura E mërkurë, 27 Gusht 2025 10:58
Në përvjetorin e kujtimit të “Mjeshtrit të Madh”, Kujtim Aliaj, shpirtit që farkëtoi zërat e rinj të këngës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Në Shkodrën e tingujve, ku fëmijët këndojnë si zogjtë e pranverës, dhe zërat zbresin me krahë të bardhë në skenën e komunikimit përmes dritës së shpirtit, ai ishte dirigjenti i ëndrrave, mjeshtri që fliste me flatërimin e magjishëm të krahëve dhe vështrimin e mëndafshtë të muzikës.
Kujtim Aliaj është një emër që nuk mund të fshihet nga skena gjigante e këngës për fëmijë, edhe pse të tjerë erdhën dhe të tjerë do të vijnë, sepse ai erdhi për të mbetur një dritë vezulluese në pentagramin e kujtesës.
Koha rendi me ngut për të shënjuar katër vite, kohën e largimit të tij të frymshëm, por pa mundur ta fashisë atë prani nga skena ku fëmijët guxojnë të këndojnë. Sepse kur thua “Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë”, nënkupton Kujtim Aliaj, dhe kur citon Kujtim Aliajn, nuk mund të mos pranosh një lidhje simbiotike mes tij dhe këngës për fëmijë. Fillimtaria e kumtimeve të shenjtëruara zbret si kolovitje të kthjellëta për të përkundur ëndjen tonë për këngën, për muzikën, për magjiken e zërave që e bëjnë magjike jetën tonë.
Ai nuk kërkoi duartrokitje, por i dha Shkodrës një simfoni dashurie, një jetë të tërë për artin, për fëmijët, për shpirtin e qytetit. Në sytë e atyre që e njohën, ai ishte më shumë se artist, ishte një udhërrëfyes, një mik, një prind i butë i talenteve të reja.
Në çdo këngë që lind sot, ka një fije nga fryma e tij, një kujtim që nuk vdes, por këndon. Ka praninë e pashpërbëshme të shpirtërores, me të cilën ai mëkoi çdo ardhje në muzikë, çdo hyrje në ëndrrën e madhe të këngës, çdo ngulmim që solli në artin e madh të këngës zëra dhe personazhe, identitete dhe integritete krijuese e interpretuese, që u bënë pjesë e një tradite të shkëlqyer të këngës në veçanti dhe muzikës në përgjithësi.
Dirigjenti i njohur shkodran, organizator për shumë vite i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë dhe drejtues i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër, “Mjeshtër i Madh”, Kujtim Aliaj, në 36 vite përvojë dhe kontribut, la gjurmë të pashlyera në artin shqiptar në përgjithësi dhe në atë shkodran në veçanti.
Kujtim Aliaj ishte dhe mbeti në kujtesë dhe në histori një figurë e jashtëzakonshme dhe unike e kulturës shqiptare, me fokus në fushën e muzikës për fëmijë, në atë botë që erdhi për ta mbajtur këngën si eterin e komunikimit shpirtëror, në atë pastërti dhe brishtësi që e magjepsi skenën me ngjyrën e larmishme vokale dhe energjinë e kthjelltësinë e kristaltë të vullneteve që vinin për ta bërë skenën e këngës një altar.
Sot, në përvjetorin e katërt të ndarjes së tij nga jeta, kujtimi i tij mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e njohën dhe u frymëzuan prej tij.
I diplomuar për dirigjim në Akademinë e Arteve në Tiranë, Aliaj u rikthye në qytetin e tij të lindjes për të kontribuar me pasion dhe përkushtim, dhe për të mbetur një kontribut ikonik. Ai drejtoi Filarmoninë e Shkodrës, orkestrën frymore dhe formacione të tjera muzikore, duke organizuar koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Dalja e tij e fundit publike ishte në Festivalin e Fëmijëve më 4 korrik, ku, pavarësisht gjurmëve të sëmundjes, ai vazhdoi të frymëzojë dhe të mbështesë talentet e reja.
Ai ishte ndër të fundit muzikantë, idealistë e romantikë, i përkushtuar dhe plot vullnet e pasion në aktivitetet muzikore masive, kryesisht për fëmijë, i etur për të dhënë më të mirën dhe për të mos u mjaftuar, gjithnjë në kërkim të pasurimit dhe poetizimit të përfaqësimit dhe promovimit të vlerave të vërteta, me përgjegjësi artistike, përulësi dhe bujari njerëzore.
I formatuar me edukatën qytetare plot mirësi dhe me tipar të ngjashëm me zotnillëkun shkodran të të parëve muzikantë të këtij qyteti, të cilët rrezatuan kulturë jo vetëm në këtë qytet, por në gjithë vendin, sepse ata shndritën në diellin që pa dhe mbushi me dritë skenat e këngës dhe muzikës shqiptare.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Tani
Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Para 24 minutash
Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizi...

Para 44 minutash

Etiketat e lidhura

“Mjeshtrit të Madh”albert vatajKujtim Aliaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Tani

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 2 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 22 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK
Para 24 minutash

Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.