Në QSUT një i “fortë” drejtohet mjekut: “Ta martoj të tëmë, doktor!”. Agron Llakaj tregon historinë
Aktori i mirënjohur Agron Llakaj ka përfunduar në urgjencën e QSUT. Nëpërmjet një postimi në Instagram ai ka rrëfyer se ka qenë në urgjencë, por arsyeja pse aktori zgjodhi të bënte këtë rrëfim nuk ishte gjendja e tij shëndetësore, por një episod aspak i këndshëm, me të cilin është përballur.
”Kjo fotografi eshte per ilustrim.
Ngjarje te Urgjenca e QSUT ne mesnate.
Halli e deshi te shkoja per disa ore te mira ne urgjence..,ne holl dhe dhoma shume njerez, pesefishi i pacienteve…,te gjithe kerkojne ndihme, mjeke dhe infermiere qe nxitojne, vrapojne ne ndihme te te semureve, njerez qe bertasin ne kerkim te ndihmes…,nderkohe vjen nje djale nga keta te fortet qe shoqeronte te atin dhe kerkonte vemendje me insistim.
I forti: Doktooor?!Ooo,eeeej!
(vjen doktori)
Doktori: Urdhero, përse bërtet?!
I forti :Plasi sytë, po me vdes babai!
Doktori: Nuk vdes babai pa merak, ja të lirohet një shtrat dhe do e shikojme vec mos bertit?!
I forti: Ore merr vesh ti, me ke flet kështu e?! Unë të martoj tetem!
Doktori: Dakord! Sherojmë babanë sot dhe neser martoma ‘tetem’!
(Pas rreth 1 ore i forti me babane u larguan nga urgjenca pasi moren dhe sherbimin)
Halli ndoshta na erreson sytë dhe logjiken, por për mua ata mjekë dhe infermierë janë heronj.
Kur e pyeta doktorin-Ku e gjen forcen e durimit per ate lloj komunikimi?!
Me tha -Kur futem në punë bëj nderrim gjaku, fus gjak nordik dhe heq gjakun tim prej shqiptari…,se ndryshe do sherbenim me automatik’, shkruan Llakaj.
KOHA JONË SONDAZH

