Në segmentet “Milot-Lezhë” dhe “Balldre-Lezhë”, policia penalizon 3 drejtues për parakalime të rrezikshme

Tre drejtues automjetesh janë ndëshkuar me masa administrative nga Policia Rrugore e Lezhës, pas publikimit të tre videove në rrjetet sociale ku dokumentoheshin parakalime të rrezikshme në segmentet “Milot-Lezhë” dhe “Balldre-Lezhë”.

Menjëherë pas publikimit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë kryer verifikimet e nevojshme dhe kanë identifikuar drejtuesit e mjeteve. Në zbatim të neneve 141 dhe 127 të Kodit Rrugor, secili prej tyre është gjobitur me 12 000 lekë, ndërsa njërit prej drejtuesve i janë zbritur edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit ka falënderuar qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke theksuar se reagimi ndaj rasteve të tilla do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ftojmë qytetarët të vijojnë të denoncojnë sjellje të rrezikshme në rrugë. Siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët,” thuhet në njoftimin zyrtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?