Nëna alergjike ndaj shtatëzanisë
Një nënë e cila kishte dhimbje të tmerrshme në të gjithë trupin e saj në javën e 30-të të shatëzanisë mësoi se ishte alergjike ndaj fëmijës që kishte në bark.
Summer dhe bashkëshorti i saj Daniel ishin shumë të lumtur kur ajo mbeti shtatëzanë me Izaiah. Pastaj një mëngjes, pas një shtatëzanie normale, vuri re disa viza të kuqe në barkun e saj.
Duke filluar nga barku, dhimbjet dhe vizat e kuqe u përhapën duke mbuluar të gjithë trupin e saj.
“Ju jeni alergjike ndaj fëmijës suaj më thanë mjekët”-kujton 29-vjeçarja nga Brisbane, Queensland.
Summer Bostock kishte dhimbje të jashtëzakonshme por që ishin të parrezikshëm për të dhe foshnjen e saj. Pasi ajo lindi Izaiah çdo shenjë dhe dhimbje iu largua dhe trupi i saj u kthye në normalitet.