Nëna dëgjon rrahjet e zemrës së djalit të saj të vdekur

Një nënë ka dëgjuar rrahjet e zemrës së djalit të vdekur brenda kraharorit të njeriut që ai i shpëtoi jetën me anë të dhurimit të organeve.

Djali i Anna Hutt, Payton Casteel, ishte 16 vjeç kur vdiq tre vjet më parë në një aksident me biçikletë në Coin, lowa.  Adoleshenti u përplas me një furgon pranë shtëpisë dhe pësoi trauma të rënda të kokës sepse nuk kishte vendosur kaskë.

Payton dhuroi organet dhe zemra e tij u transplantua tek 64-vjeçari Gary Flint, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë e zemrës.

Hutt dhe Flint u takuan për herë të parë personalisht në Qendrën Mjekësore Nebraska në Omaha dhe ajo dëgjoi rrahjet e zemrës së Payton me anë të një stetoskopi në kraharonin e Flint.

SHKARKO APP