Nëna e 4 fëmijëve bie brenda me 22-vjeçarin. Ja çfarë këshillon psikologja

 

Nëna e katër fëmijëve duket se ka mbetur në udhëkryq dhe në një dilemë të cilën nuk mund ta zgjidh dot.Kjo për arsyen se 39­vjeçarja ka nisur një romance me një djalë shumë herë më të vogël se veten,vetëm 22 vjeç dhe ndjenjat e sa kanë nisur të shtohen.

Ajo ka kërkuar ndihmën e psikologes britanike për të dalë nga kjo sitautë që po i shkatërron familjen. Letra dhe përgjigjia e psikologes janë botuar në “The Sun”.

LETRA: Shkova së bashku me koleguan tim të punës në festën e Krishlindjeve, por përfundova duke bërë seks me të. Nuk ishte vetëm dehja nga alkoli por një djegie, nje pasion seksual.

Unë jam 39 vjeçe dhe jam e lumtur me martesën time dhe katër fëmijët. Asnjëherë nuk ia kam hedhur asnjë mashkulli tjetrë sytë, deri sa u shfaq ky djalë i ri në kompaninë ku punoj.

Ne punuam për disa muaj, në një projekt së bashku dhe aty u afruam shumë dhe kuptuam ndjenjat për njëri­tjetrin.

Ai më mori me një taksi për të më dërguar në festë dhe aty u ndjeva.

Si një adoleshente në mbrëmjen e saj të maturës.

Ne kërcyem dhe flirtuam gjatë gjithë natës, nuk më kujtohet hera e fundit që jam ndjerë aq seksi. Ishte fanstastike dhe eksperienca seksuale më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Ai më shkruajti në mëngjes nëse doja ta takoja në qytet për të pirë kafe.

Arrita që t’i rregulloja gjerat dhe të iki për një orë dhe ai më dërgoi në shtëpinë e tij, gruaja e tij ishte në punë. Bëmë seks dhe ishte ekperience edhe më e mirë.

Ndjenjat e mija për të janë shumë të forta por kam frikë mos njerëzit na zbulojnë. Problemi është që ai ka vetëm një vit martuar dhe është vetëm 22 vjeç, më afër më moshën e vajzës time sesa me mua. E di që njerëzit nuk do ta pranojnë këtë lidhje dhe se fëmijët e mi nuk mund ta kuptojnë, por unë nuk mund t’i fsheh dhe për shumë gjatë ndjenjat e mija.

PËRGJIGJIA E PSIKOLOGES: Epshi është një ndjenjë shumë e fortë dhe na shtynë ne të bëjmë shumë gabime të pandreqshme. Mendoj se ky djalë i ri është thjesht një magnet seksual për ju. Por të jemi realist, kjo nuk do të zgjasë për shumë kohë. Edhe nëse martesa e tij është në krizë, ti je një devijim jo një përgjigje. Ai ska në plan të ndajë një shtëpi me ty dhe katër fëmijët e tu.

Ai do të zgjohet shpejt dhe ti do të lëndohesh shumë, veçanërisht nëse bashkëshorti do ta ketë zbuluar këtë tradhëti. Fëmijët e tu do të të urrejnë për këtë veprim.

Gjej kurajon të ecësh përpara sa je ende në kohë. Rindiz pasnionin me bashkëshortin tënd.

Gazeta Blic

SHKARKO APP