Nëna e tre fëmijëve të mitur në burgun e Ponjkës, Begaj vë në dispozicion faljen presidenciale
Një foshnje 1-vjeçare do të qëndrojë në ambientet e posaçme të burgut të grave në Pogradec, pasi iu bashkua nënës së tij 34-vjeçare.
Gruaja ishte kthyer në Shqipëri nga Gjermania dhe nuk kishte dijeni për vendimin e formës së prerë të gjykatës. Pas njoftimit nga policia, ajo u paraqit vetë në Komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe më pas u transferua në burgun e Pogradecit. Foshnja iu dërgua fillimisht për t’u ushqyer me gji, ndërsa një ditë më pas u bashkua me nënën, i shoqëruar nga babai.
Dy fëmijët e tjerë të mitur të gruas, 7 dhe 2 vjeç e gjysmë, kanë mbetur në banesë pa nënën e tyre. Presidenti Bajram Begaj është interesuar pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe ka vënë në dispozicion mundësinë e faljes presidenciale për zgjidhjen e situatës. Avokati i Popullit ka kërkuar hetim të plotë.
KOHA JONË SONDAZH

