Nëndetësja turke TCG İNÖNÜ mbërrin në Portin e Durrësit

Nëndetësja turke TCG İNÖNÜ ka mbërritur në Portin e Durrësit për një vizitë treditore, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Gjatë qëndrimit në port janë marrë masat organizative për pritjen e mjetit dhe ekuipazhit. Në koordinim me Forcën Detare shqiptare dhe Policinë Ushtarake është siguruar akomodimi i ekuipazhit dhe masat e sigurisë.

Autoriteti Portual i Durrësit thotë se vizita është pjesë e bashkëpunimit të rregullt mes forcave detare të vendeve aleate dhe synon shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Porti i Durrësit ka mirëpritur për një vizitë tre ditore, nëndetësen turke “TCG İNÖNÜ”, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe marrëdhënieve të konsoliduara mes forcave detare të vendeve aleate. Gjatë kësaj vizite autoritetet portuale në koordinim me Forcën Detare dhe Policinë Ushtarake janë angazhuar maksimalisht për garantimin e masave organizative dhe kushteve të nevojshme për akomodimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e kësaj vizite. Vizita e nëndetëses turke përfaqëson një moment të rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar, duke reflektuar mundësitë për partneritet të vazhdueshëm dhe forcimin e marrëdhënieve detare dhe të sigurisë në rajon” shkruan Autoriteti Portual Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëndetësja mbërrin në Durrës vetëm pak ditë pas sulmit me raketë balistike ndaj Turqisë nga Irani, një sulm që u dënua edhe nga kryeministri Edi Rama.

Rama tha se Turqia është një vend vëlla dhe partner strategjik i Shqipërisë, duke shtuar se vendi ynë qëndron “krah për krah saj dhe me të gjithë aleatët në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të NATO-s”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?