Nënkryetari i PD, Boçi: Mbyllim disa shtigje, por Rama 100 të tjera për pastrimin e parave
Gjatë diskutimeve për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”, deputetët demokratë u shprehën skeptikë se këto ndryshime ligjore do të reduktojnë dhe frenojnë pastrimin e parave në vend.
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi tha se kryeministri Edi Rama se nëpërmjet këtij projektligji, ndoshta mbyllen disa shtigje, por “por Rama hap 100 shtigje për pastrimin e parave”.
”Mbyllin 5 porta, po rama hap 50 porta për pasrimin e parave, dhe kjo ëstë e vërtëta, dhe ky pastrimi i parave është dhe i dëgjyeshëm ehd eshikueshëm dhe i nuhatshëm, kapet nga të gjithë shqisat e seiclit prej nesh dhe qytetarëve”,- tha Boçi.
KOHA JONË SONDAZH

