Nënkryetarja e LSI-së: Koha të lëshoni karriget, qytetarët po presin

Vendimi i LSI për qeveri të besimit, ka shkaktuar tronditje në maxhorancën qeverisëse. Ashtu sic edhe nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj shkruan në facebook se ka ardhur koha të lirohen karriget.

“Ne hoqëm dorë nga çdo gjë, tani është rradha që secili të heqë dorë nga diçka”,- u shpreh Mehmetaj.

Deputetja e LSI-së, në një postim në facebook, përfortëson qëllimin e LSI për ti dhënë zgjidhje krizës politike.

“Mbrëmë kryesia e LSI mori vendimin e saj të prerë në interes të vendit dhe zgjidhjes së krizës politike. Qartazi u shprehëm se heqim dorë nga çdo mandat dhe pozicion i yni për të siguruar stabilitet dhe qetësi për shqiptarët”.

Më tej, deputetja më e re në moshë, ka përcuar një apel për kolegët e saj. “Nëse vërtet e doni vendin aq sa e thoni me fjalë, boll me arrogancë dhe mendjemadhësi, por me vepra konkrete lëshoni pak nga karriget dhe pushteti se kjo është ajo që presin qytetarët”,- shkruan deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj.

SHKARKO APP