Nënshtetësi e dyfishtë me kritere
Fëmijët me prindër të huaj, që jetojnë në Gjermani, nuk kanë nevojë më, që të vendosin për njërën nënshtetësi. Por edhe kjo ka kufizimet e veta. Duhen plotësuar disa kritere.
Ditën që mbushi 18 vjeç, mbërriti një letër në shtëpinë e tij në Rüsselsheim, tregon Musa Cakilli. Autoritetet kërkonin, që ai të vendoste për njërën pasaportë. Prindërit e Cakilli-t vijnë nga Turqia, dhe për këtë arsye ai kishte si nënshtetësinë gjermane, ashtu edhe atë turke. Der në moshën 23 vjeçare, kështu e parashihte ligji në rastin e fëmijëve me prindër të huaj, studenti i ekonomisë duhej të vendoste për njerën nga nënshtetësitë. Por ai nuk donte: "Ata janë të dyja pjesë e identitetit tim." Cakilli nuk donte ta dorëzonte njërën nga pasaportat dhe për këtë arsye në 2012 e ngriti çështjen në gjykatën administrative në Darmstadt.
Sepse shumë nga shokët e tij janë grekë, italianë, por edhe zviceranë, dhe të gjithë mund t'i mbajnë të dyja pasaportat. Sepse për qytetarët nga BE dhe SHBA vlen prej kohësh e drejta për nënshtetësinë e dyfishtë. Pasaporta e dyfishtë pranohet edhe për njerëz, vendet e të cilëve nuk e pranojnë lënien e nënshtetësisë. Këtu bëjnë pjesë ndër të tjera Irani, Algjeria, Siria dhe disa vende të Amerikës Latine. "Kjo m'u duk me të vërtetë e padrejtë", kujton 21 vjeçari i sotëm.
Pasaporta e dyfishtë me kushte
Por në korrik ai e tërhoqi padinë, pasi qeveria ndryshoi rregullin për të drejtën e nënshtetësisë. Këtë të shtunë (20.12.2014) hyn në fuqi rregulli i ri dhe në këtë mënyrë shmanget edhe "situata absurde, që dikush në moshën 18 vjeçare të bëhet papritur i huaj", kështu shprehet e ngakuara e qeverisë për integrimin, Aydan Özoguz. Politikania e PSD thotë, se rreth 500.000 të rinj do të përfitojnë nga rregulli i ri, të cilin ajo e quan "një ligj me shumë rëndësi"
Megjithatë, për të aplikuar disa kërkesa: Për të marrë shtetësi të dyfishtë fëmijët e prindërve të huaj duhet të jenë rritur në Gjermani. Kjo do të thotë se deri në ditëlindjen e tyre të 21-të të kenë jetuar tetë vjet në Gjermani, të kenë ndjekur për gjashtë vjet një shkollë gjermane, ose një trajnim profesional. Si dëshmi mjafton një çertifikatë e shkollës, ose e përgatitjes profesionale. Për ata, që nuk i plotësojnë këto kushte, vlen zgjedhja e një opcioni.
Këto kushte janë kritikuar prej kohësh na opozita, që kërkon heqjen e plotë të detyrimit për të zgjedhur një opcion. Aydan Özoguz thotë se ka mirëkuptim për kritikën. Kushtet sipas mendimit tim "nuk është dashur të vihen." Megjithatë kushtet për nënshtetësinë e dyfishtë i plotëson thuajse secili.
Nuk vlen për rastet e mëparshme
Çfarë mendon për kushtet? Musa Çakıllı mendon për një çast: Po, në njëfarë mënyre ata janë diskriminuese, sepse nuk vlejnë për të gjithë. Por kush do ta ketë shtetësinë gjermane, duhet edhe ta meritojë atë. E padrejtë i duket fakti, që rregulli nuk prek rastet e mëparshme: Motra e tij më e madhe Hatice, që është sot 24 vjeç, është dashur të vendosë për një pasaportë disa vite më parë. "Asaj kjo i duket e padrejtë, nuk është e kënaqur."
Megjithatë, thotë Çakıllı, ai ishte i lumtur për rregulloren e re dhe për dy pasaportat e tij: "Unë ndjehem i pranuar."