Nëse këta janë njerëz…

Ata trupa lakuriq të kapur fort pas skafit rrëfejnë luftën e tyre të mëtejshme për mbijetesë. Dikush që ndodhet pak më poshtë në ujë, është kapur pas mëngëve të këmishave, pas pantallonave. Duhen lënë të bien, që mos të të tërheqin poshtë… Vetëm kush ka forcën për t’u cliruar nga kapja e tyre mund të qëndrojë mbi ujë. Ndodh shpesh në mbytjet e varkave. Për secilin prej atyre të rinjve që nuk mbajnë asgjë veshur, të tjerë të rinj kanë përfunduar në fund të detit, të kapur pas rrobave tashmë të lehta si pupla…

“O Zot, o Zot, o Zot…” Moussa Konate shikon fotografitë e fundosjes në ekranin e celularit. I zmadhon, pëshpërit me vete disa fjalë, nga ato lutje që i bëjnë myslimanë e të krishterë, njerëzisht të barabartë përballë vdekjes. «Mon Dieu, mon Dieu», pëshpërit në frëngjisht. Nuk ia del dot të mos e shohë veten në ato pamje: varka me të cilën udhëtonin u fundos pranë brigjeve të Libisë një muaj më parë.

E përjavshmja italiane L’Espresso i ka kushtuar një speciale pikërisht rrugës së vdekjes nëpër Mescdhe, që ndjekin me mijëra refugjatë libianë, të cilët sfidojnë fatin, në kërkim të një jete më të mirë në Europë.

Janë 2 mijë e 200 të vdekur që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 3 mijë gjatë gjithë 2014-ës.

“Fshati global është edhe ky”, shkruan L’Espresso. “Pikërisht këtë nuk kupton Europa. Për ata pak të mbijetuar që kapen fort pas majës së varkës, ka me qindra të tjerë, të fundosur në ujërat e Mesdheut. Kjo është e përditshmja e miliona personave të lindur në anën tjetër të Mesdheut. Të vdesin në tokë a të vdesin në det, për ta pak ndryshim ka”.

Ata trupa lakuriq të kapur fort pas skafit rrëfejnë luftën e tyre të mëtejshme për mbijetesë. Dikush që ndodhet pak më poshtë në ujë, është kapur pas mëngëve të këmishave, pas pantallonave. Duhen lënë të bien, që mos të të tërheqin poshtë… Vetëm kush ka forcën për t’u cliruar nga kapja e tyre mund të qëndrojë mbi ujë. Ndodh shpesh në mbytjet e varkave. Për secilin prej atyre të rinjve që nuk mbajnë asgjë veshur, të tjerë të rinj kanë përfunduar në fund të detit, të kapur pas rrobave tashmë të lehta si pupla…

Marrë me shkurtime nga "L’Espresso"

SHKARKO APP